Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, i cili tha se pas një pune të gjatë, posaçërisht në dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza.
Çitaku i ka thënë Kurtit se kontributi i vetëm i tij në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në kuvend dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit.
Reagimi i plotë:
Pas një pune të gjatë posaçërisht këto dy vitet e fundit, qytetarët e Kosovës më në fund do të lëvizin pa viza, paska thënë Kurti.
Kryeministër,
Kontributi i juaj i vetëm në procesin e liberalizimit të vizave ka qenë gazi lotsjellës në parlamentin e Republikës dhe kauzat e rreme rreth demarkacionit. Ju dhe LVV nuk e keni votuar as pakon ligjore që i ka paraprirë këtij procesi. Njejtë nuk e keni votuar as MSA-në.
Komisioni Evropian e ka dhënê rekomandimin për liberalizimin e vizave shumë vite para se ju të vini në pushtet.
Mos i fyeni qindra shërbyes civil të cilët kanë punuar me shumë zell e përkushtim.