“Mos u afroni, që ma gjen diçka nanën a grunë shtatzanë keni punë me mu”, 31-vjeçari tenton t’i ikë policisë si në filma

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Prishtinë, më saktësisht në rrugën ‘C’ është kapur personi i cili ishte i kërkuar me disa fletëarreste të Gjykatës .

Por me të arritur Policia në lokalin ku ndodhej i dyshuari, aty u bë dramë e madhe, pasi që 31-vjeçari kishte hezituar të përgjigjes për identitetin e tij, duke kërkuar nga policët që ‘mos t’i afrohen’. Ai madje tentoi të ikte duke hipur mbi tavolinë dhe nga banaku i lokalit, raporton Sinjali.

I dyshuari që vazhdimisht gjatë rezistencës mbante dorën në çantën që e kishte të vendosur në bel, u arrit që të lokalizohej nga Policia. Pas kontrollit të çantës së dorës, policët gjetën një armë zjarri me një karikator dhe nëntë fishekë.

Gjatë arrestimit ai kishte kërcënuar zyrtarët policorë që po kryenin punët e tyre me fjalët “Çka jeni duke ba, çka nëse e gjen diçka nanën tem apo gruan tem që e kam shtatzënë. A e din që ki me pasë punë me mu?”.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tij janë iniciuar rastet ‘Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës’ dhe ‘Kanosja ndaj personit zyrtar’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *