Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë gjetur eshtrat e një personi që figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur gjatë luftës së vitit 1998/ 1999.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në bazë të analizës së informatave të pranuara, ka arritur që të siguroj informacione për mbetje eshtrore të një trupi të njeriut, i cili figuron në Listën Kombëtare të Personave të Zhdukur me Forcë gjatë periudhës së luftës së vitit 1998/1999.”
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Lidhur me rastin, tërheqjen e gjetjeve eshtërore e ka kryer Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në IML për obduksion dhe identifikim.