Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka vizituar pjesëtarët e Policisë së Kosovës që ndodhen në fshatin Banjskë të kësaj komune.
Peci tha se policëve të cilët i takoi iu shprehu mirënjohje e falënderim për punën dhe sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit
“Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës”, shkroi Peci.
Kujtojmë se më 24 shtator, grupi terrorist në krye me kriminelin Milan Radoiçiq, kreu agresion në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Kjo vizitë e Pecit është bërë pas disa ditësh kur i njëjti deshi ta vizitojë Banjskën, por vizita e tij u refuzua nga policia gjatë kohës sa Manastiri ishte i mbyllur.
Postimi i plotë:
Sot, vizitova policinë e Kosovës që ndodhet në fshatin Banjësk, afër Manastirit. U shpreha mirënjohje dhe falenderim për punën, njëherazi për sigurinë që po e ofrojnë për të gjithë qytetarët e Zveçanit.
Mirënjohje dhe respekt për Policinë e Kosovës!
Kryetari,
Ilir Peci