Gashi, LVV-së: Ju nuk keni numra me qeverisë, ne nuk kemi numra me ju rrëzua – të shkojmë në zgjedhje

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka listuar tri zgjidhjet që të mund të kalohet “ngërçi” politik në vend.

Duhet të gjendet një kompromis për të kaluar nga situata politike e krijuar në vend ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pasi sipas tij, pozita nuk i ka numrat për të qeverisur, ndërsa opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë.

Gashi ka kërkuar nga deputetët të jenë më të përgjegjshëm institucionalisht dhe politikisht për barrën politike që kanë.

“Janë dy të vërteta: ju nuk keni numra e qeverise ne nuk kemi numra me iu rrëzua, prandaj duhet një kompromis për me dalë prej kësaj situatë. Nëse një shumicë parlamentare për disa seanca me aradhe nuk është në gjendje me i kalu lidhjet me shumicë të thjeshtë, kjo nënkupton që ne duhet të jemi të përgjegjshëm institucionalisht, përgjegjshëm politikisht dhe të vetëdijshëm për barrën politike që kemi. Duhet të ulemi të diskojmë se si të shkojmë përpara”, ka thënë Gashi.
Gashi ka listuar tri zgjidhjet që mund të kalojnë nga “ngërçi” politik.

“Zgjidhja e parë mundshme në këtë situatë janë zgjedhjet. E dyta është zgjerimi i koalicionit tuaj, që është çështje e juaj. Dhe zgjidhje e tretë është shpërndarja e vullnetshme e Kuvendit. Nuk ka zgjidhje tjetër, ju duhet ti garantoni minimumin qeverisë për ligjet e thjeshta, ju kuptoj për marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shtuar Gashi.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vënë kushte për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, e zgjidhja e parë e Gashit sipas tyre është mundësia për të vazhduar para.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është e gatshme t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare nëse Lëvizja Vetëvendosje ulet me ta në tavolinë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në momentin që jeni të gatshëm që të ulemi ta diskutojmë darën e zgjedhjeje edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *