PDK-ja e lëshon sallën e Kuvendit pasi s’iu votua rezoluta, kërkon datën e zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në punimet e seancës së sotme pasi nuk u votua rezoluta e PDK-së ku u kërkua mbështetja ndaj Policisë.

Tahiri tha se sot për sot s’ka gjë më të rëndësishme sesa deputetët të ishin bashkë në mbështetje të policisë.

“Në anën tjetër, për sa i përket marrëveshjeve ndërkombëtare, në momentin që ju jeni të gatshëm që të ulemi e ta diskutojmë datën e zgjedhjeve, edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare”, tha Tahiri.

Kujtojmë se marrëveshjet ndërkombëtare nuk po arrijnë të votohen pasi partitë opozitare, me përjashtim të LDK-së, nuk po marrin pjesë në votim, për të cilat duhen 80 vota.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *