Flet gjyshi i 3-vjeçarit që vdiq pasi ishte te dentisti: Dentisti i trajtoi 14 dhëmbë, në sallë qëndroi rreth 9 orë

Gjyshi i djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën pasi është trajtuar nga dentisti në Tiranë ka folur për Euronews Albania. Ai tha se në një ditë djalit të mitur iu trajtuan 14 dhëmbë në të njëjtën ditë.

“Djali nuk ka pasur shqetësime, por i ishin nxirë një pjesë e vogël dhe dhëmballëve dhe ne menduam që t’ia pastronim për të pasur një higjienë më të pastër. Na këshilluan këtë mjek duke na thënë se është mjeku më i mirë. Shkuam një ditë më parë për të takuar mjekun. E mori djalin në krahë e përqafoi i bëri analizat. Ne nuk e dimë se çfarë i bëri. Mjeku tha se i pa të gjitha me aparaturë, i bëri analiza gjaku, e vizitoi në prezencën time, të djalit dhe të nuses”, tha gjyshi.

“Ne shkuam në orën 10, pasi përfundoi mjekimin ne nga shqetësimi e pyetëm disa herë. Interesi jonë ishte vetëm higjiena. Ai i pastroi 14 dhëmbë, e futi në orën 10 dhe doli nga salla në orën 7 e 20 pasdite, kur doli ishte në gjendje kome”, tha gjyshi i 3-vjeçarit, Guri Spahiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *