Këta janë dy personat që thyenin vetura të cilët u arrestuan nga policia

Vjedhje të shumta nëpër vetura po ndodhin së fundi në rajonin e Prishtinës. Por dy prej hajnave dje kanë renë në pranga të policisë së Kosovës.

Falë profesionalizimit dhe përkushtimit të madh të policisë, ata janë identifikuar dhe arrestuar në një parking të veturave në Çagllavicë.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se në pranga ka rënë personi i kërkuar Ahmet Kamberi dhe një i dyshuar tjetër.

Arrestimi i tyre është bërë nga njësia e hetimeve e cila ka operuar në rroba civile.

Dy të arrestuarit dyshohet me bazë se kanë kryer një seri vjedhjesh së fundi.

Ata u kapen me një ‘GOLF V’ ku targat e të cilit kanë rezultuar të jenë vjedhur në një qytet të Kosovës.

Policia e Kosovës po bënë një punë të madhe në parandalimin e vjedhjeve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *