Debati për kushtet e Policisë përplas pozitën dhe opozitën, Basha i drejtohet PDK-së: Po rreni, po rreni, po rreni

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi vendosjen në rend të ditës të Rezolutës së propozuar nga PDK për mbështetjen e Policisë, ka pasur përplasje mes pozitës e opozitës, raporton Sinjali.  

Ishte deputeti i VV-së, Dimal Basha, ai që u kap me PDK-në, duke i kritikuar për reagimet e tyre lidhur me kushtet e Policisë.

Basha tha se në kohën e PDK-së, kriminelët që tash sipas tij po ikin, kanë qëndruar në vila, duke iu referuar Milan Radoiçiqit.

“Kur keni qenë në mandat, kriminelët kanë nejtë në vila. Të njëjtën Polici e keni pasë. Na jemi t’u i bo krejt. Vec me metë t’i thonë po rreni, po rreni, po rreni.”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *