Ka pak gjasa për një takim të liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në samitin në Granada të Spanjës, ka raportuar The Guardian.
Merret vesh se nuk ka pasur thirrje telefonike për t’i ftuar liderët në një takim.
Megjithatë, mediumi prestigjioz ka raportuar se nëse përsëritet samiti i fundit që u mbajt në Moldavi, një takim edhe mund të ndërmjetësohet.
Një ditë më parë, 4 tetor, The Guardian pati raportuar se po ka përpjekje për aranzhimin e një takimi mes liderëve.