Reperi shqiptar, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano” para disa javësh është arrestuar nga Policia e Shtetit të Shqipërisë për shkak se i njëjti kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak”, shkruan Express.
Një ditë para se të arrestohej, “Cllevio” ishte rrahur nga reperi, “Noizy” dhe disa pjesëtarë të grupit “OTR”, pranë restuarantit të Rigelsit në Durrës.
Gjatë ditës së sotme, një mik i tij në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një video nga seanca gjyqësore, ku shihet Cllevio mbrapa xhamave në gjyq.