Gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon.
Më 4 tetor, trupi gjykues e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes të njërës prej viktimave, e cila ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore është 143.
Ndryshem Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, gjenden në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, ku po gjykohen për krime të luftës.