Qytetari nga Vitia gjen pesëlirësh dhe zinxhir ari, i dorëzon në Polici

Një qytetarë nga Komuna e Vitisë, ka gjetur një zingjir ari dhe një pesëlirësh, afër stacionit të autobusëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, qytetari sasinë e arit e ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti, shkruan Neutral.al.

“Në Stacionin Policor Viti me datën 04.10.2023 është paraqitur një qytetar nga Komuna e Vitisë i cili ka njoftuar se afër stacionit të autobusëve në Prishtinë me datën 03.10.2023 ka gjetur një sasi ari (një pesëlirësh dhe një zinxhir) dhe të njëjtat i ka dorëzuar në Stacionin Policor Viti”, thuhet në komunikatën për media.

“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan kërkon mirëkuptim nga mediat që shkresën së bashku me fotot e bashkangjitura të e shpërndaj tek qytetarët në mënyrë që personi i cili besohet që ka humbur arin e lartcekur të paraqitet në Stacioni Policor Viti”.

Megjithëkëtë, Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Po ashtu apelojmë tek qytetarët qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, bëhet e ditur tutje. /Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *