Këngëtarja shqiptare, Linda Halimi prej vitesh është zhvendosur për të jetuar në Amerikë ku edhe ndodhet familja e saj.
Megjithatë, për disa javë artistja u rithye në Kosovë dhe Shqipëri për të pushuar, por edhe për të punuar për projekte të reja.
Ndërkohë, së fundmi Linda ka njoftuar se tashmë qëndrimit të saj këtu i ka ardhur fundi dhe se ajo rikthehet sërish në Amerikë.
Autorja e “Ndihme” postoi fillimisht foto nga aeroporti në të cilin ka falënderuar për dashurinë që mori përgjatë kësaj kohe në vendlindjen e saj, ndërsa tha se ka ardhur koha për tu kthyer në shtëpi.
“Kosovë, Shqipëri. Falemnderit për dashninë. E kam shijuar çdo sekondë. Koha për të shkuar në shtëpi”, ka shkruar Linda.
Më pas ajo ndau pamje edhe me të mbërritur në Chicago.
Ndryshe, theksojmë që Linda së fundmi u përfol për një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, por që nuk është konfirmuar nga ana e saj.