Kombinimi i modës i aktores së re amerikane, Zendaya, në tepihun e kuq të spektaklit të Louis Vuitton në Paris, mori titullin e ‘fitueses’ pasi u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo.
27-vjeçarja u shfaq në prezantimin e koleksionit të ri të markës Louis Vuitton e veshur me një fustan të bardhë të guximshëm me zinxhir të dyfishtë.
Fustani kishte një zinxhir të sipërm që tërhiqej deri në pjesën e poshtme të barkut, ndërsa pjesa e poshtme ishte e hapur deri në mes të kofshës.
Zendaya e kombinoi dukjen me taka, stoli minimaliste Bulgari që përfshinin mini vathë, byzylykë floriri dhe një unazë.
Në mesin e të pranishmëve në spektaklin e modës ishin edhe emra, si Cate Blanchett, Lee Seydoux, Ana de Armas, Regina King, Alicia Vikander, Jaden Smith, Venus Williams Smollett, Emma Chamberlain etj.