Ngritet aktakuzë ndaj një personi për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSK) njoftoi të mërkurën se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Z.V., i dyshuar për dhunë seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Aktakuza është ngritur për shkak të veprës penale ‘krimet e luftës kundër popullsisë civile’ nga neni 142 të Kodit Penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si krimet kundër njerëzimit.

Sipas njoftimit, kjo është aktakuza e gjashtë që e ka ngritur deri më sot për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në katër prej gjashtë rasteve gjyqësore për dhunë seksuale gjatë luftës, të pandehurit janë duke u gjykuar në mungesë, njoftoi ajo.

Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998/99, janë vrarë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë janë zhdukur.

Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Ndërsa, numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *