Shtëpia e Bardhë: Nuk parashihet rritje e trupave amerikane në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk pritet ta rrisin praninë ushtarake në Kosovë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në veri të vendit.

Këtë e ka konfirmuar koordinatori për komunikim në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Kirby ka thënë se SHBA-ja ka në Kosovë një numër të vogël të forcave ushtarake në kuadër të KFOR-it dhe se nuk pret që ky numër të ndryshojë, apo që SHBA të rris numrin e ushtarëve.

“Siç e dini, janë një numër i vogël i forcave amerikane që janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it – Forca e Kosovës – që NATO mban atje. Nuk pres që ky numër do të ndryshojë ose do të ketë ndonjë trupë shtesë të SHBA-së si rezultat i kësaj”, ka thënë Kirby në një konferencë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *