Qarkullimi i veturave dhe kamionëve ka filluar nga të dy anët e kufirit pas hapjes së pikës kufitare në Bërnjak, e mbyllur që 24 shtatori pas sulmit terrorist që kreu në veri një grup i armatosur nga Serbia.
Veturat që hyjnë nga Serbia në Kosovë siç shihet edhe nga pamjet e Tëvë1, po i nënshtrohet kontrolleve në detaje.
Pika kufitare në Bërnjak është hapur të mërkurën, 11 ditë pas sulmit në veri, ndërsa ajo në Jarinjë po vazhdon të jetë e mbyllur.
Ndërkaq, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.
Lajmin për Neutral.al e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, u shpreh Veton Elshani.
Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
/Gazeta Neutral.al/