Prokuroria Speciale ngre aktakuzën e gjashtë për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë 

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Z.V për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, kurse aktakuza është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’

“Kjo është aktakuza e gjashtë e Prokurorisë Speciale për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë, prej të cilëve dy janë në praninë e të pandehurit dhe katër për gjykim në mungesë”, thuhet në komunikatën për media. /Netural.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *