Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real.
Postimi i plotë:
Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së!
Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real!