Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kërkesave të Policisë së Kosovës dhe zgjidhjen e çështjes së veteranëve me kusht që të votohen ligjet ndërkombëtare.
Berisha e ka deklaruar këtë në seancën plenare të së mërkurës, në të cilën kanë dështuar votimi i marrëveshjes ndërkombëtare.
Ai këtë e ka thënë teksa iu është dhënë fjala përpara votimit të Komisionerit Parlamentar të FSK-së.
“Para se me e lexu këtë tekstin me vazhdu dhe me procedu me votimin, po du me e thënë edhe një; unë e mbështes edhe një ide të deputetit Fatmir Humollit, e ka që kërkesat e policisë, zgjidhja e çështjes së veteranëve të plotësohen ose ne nuk votojmë as ligje ndërkombëtare, por jo veç ligje ndërkombëtare, por edhe bashkimin kombëtar që e ka propozu Mimoza Kusari s’e votoj pa u plotësu këto kërkesa të policisë”, ka thënë ndër të tjera ai.