Dështon votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare – shkak bojkotimi nga opozita

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në mungesë të kuorumit për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, i ka bartur në seancën e ardhshme katër prej tyre të cilat ishin në rendin e ditës së sotme.

Konjufca tha se nuk votohen marrëveshjet ndërkombëtare për shkak se nuk ka kuorum, pasi që një pjesë e deputetëve nuk po marrin pjesë në votim.

Këto katër marrëveshje që dështuan të miratohen sot janë:

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

– Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

– Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *