Kurti shpreh ngushëllime kryeministres së Italisë për aksidentin tragjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për aksidentin e djeshëm në Itali ku kanë humbur jetën 21 persona.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka shprehur ngushëllime kryeministres së Italisë, Gioria Meloni familjarëve të viktimave, shkruan Neutral.al.

“I pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik i autobusit të mbrëmshëm në Mestre të Italisë, i cili mori jetën e të paktën 21 personave të disa kombësive, përfshirë. 2 femije. I shpreh ngushëllimet e mia kryeministres Girogia Meloni dhe të gjithë të prekurit teksa vajtojnë të ndjerin dhe kujdesen për të lënduarit.”, ka shkruar kryeministri.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme është raportuar për një aksident tragjik në lagjen Mestre të Venecias, ku një autobus ra nga ura autostradale 10 metra e lartë.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të vdekur 21 persona, kurse 21 persona që udhëtonin në të humbën jetën, ndërsa 15 të tjerë u plagosën./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *