Provokimet e serbëve karshi Kosovës po vazhdojnë.
Tifozët kanë vazhduar t’i shfrytëzojnë aktivitetet sportive për të shpalosur pankarta dhe slogane të ndryshme për vendin tonë.
Rasti i fundit ndodhi në Qipro, në ndeshjen e basketbollit të FIBA Europe Cup mes ekipeve Egis Kormend nga Hungaria e Anorthosis Famagusta nga Qiproja, shkruan “Gazeta Express”.
Në fakt, tifozët e shfaqën një flamur me hartën e Kosovës, por me ngjyrat e flamurit serb.
Gjithashtu, ata e shpalosën edhe sloganin: “Lufta nuk është vetëm në Ukrainë. Qiproja është e okupuar nga Turqia, Kosova është e okupuar nga shqiptarët”.
Me siguri, FIBA do të ndërmarrë masa ndaj ekipit qipriot dhe do ta dënojë atë për shfaqjen e mesazheve dhe pamjeve nacionaliste.
Pak javë më parë, Rumania u dënua për shfaqjen e slloganit “Kosova është Serbi” dhe për thirrjet e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia”