Ministria e Financave sot ka dalë me një njoftim për ekzekutimin e pagesave të skemave sociale dhe pensionale.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të pranojnë sot pagesat e skemave sociale dhe pensionale për muajin korrik, njofton Ministria.
Sipas Ministrisë së Financave, datat për pagesa janë si në vijim:
Pensionet e rregullta: data 15 e çdo muaji;
Pensionet e veteranëve: data 20 e çdo muaji;
Shtesat për fëmijë: data 25 e çdo muaji;
Shtesat për lehona: data 25 e çdo muaji.