Është raportuar se disa kamionë me zhavorr janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junake dhe Lovac, të Zveçanit.
Sipas raportit 24 orësh, policia me njësitë relevante të saj kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues shtetas të serbisë i cili ishte duke marre zhavor nga një kodër skaj rruge.
“Është raportuar se disa kamionë me zhavor janë duke lëvizur në rrugën mes fshatrave Junake dhe Lovac, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur një bager me drejtues të dyshuarin mashkull serb kosovar i cili ishte duke marre zhavor nga një kodër skaj rruge”, thuhet në raport.
Tutje bëhet e ditur se po ashtu janë hasur edhe tre kamion, dy me targa vendore dhe një me targa të huaja (targa të Serbisë) me drejtues të dyshuarit serb kosovarë.
“Të tre kamionët janë dërguar në terminal doganor për verifikimin e dokumentacionit, ndërsa bageri në pamundësi për dërgim në terminal ka mbetur afër pikës statike nën mbikëqyrjen të zyrtarëve policorë”, bëhet e ditur në raport.
Gjithashtu, nuk raportohet për të arrestuar, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.