E konfirmuar| Bërnjaku hapet për qarkullim, Jarinja mbetet e mbyllur për hyrje nga Serbi

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Lajmin për Neutral.al e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po, pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga ora 08:00 e mëngjesit të sotëm. Jarinja vazhdon të jetë e mbyllur”, u shpreh Veton Elshani.

Këto dy pika kufitare u mbyllën për qarkullim pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në mëngjesin e 24 shtatorit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

/Gazeta Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *