Një person është dërguar pa shenja jete në spital nga një taksist.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Rr. Fehmi Lladrovci, Prishtinë 03.10.2023 – 06:55. Raportohet se dëshmitari mashkull kosovar me profesion taksist, pasi që viktima mashkull kosovar ka pasur probleme shëndetësore e ka dërguar në urgjencë, ku mjeku përgjegjës e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.