Tre persona janë vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një qendër tregtare në qendër të kryeqytetit tajlandez, Bangkok.
I dyshuari 14-vjeçar është arrestuar. Ai dyshohet se e ka përdorur armën në incident.
Në disa pamje në rrjetet sociale janë parë shumë njerëz duke ikur nga qendra tregtare.