Policia ndalon Mercedesin në Merdare, ngasësit me nënshtetësi gjermane ia konfiskon 24 revole

Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës ka ndaluar dje në pikën e kalimin kufitar në Merdare veturën e tipit Mercedes me tabela të huaja, të cilën e drejtonte i personi me inicialet H. H.

Të dyshuarit me shtetësi gjermane gjatë kontrollit të veturës i janë gjetur njëzetekatër (24) revole.

Policia e ka arrestuar të njëjtin dhe më pas ka kontriolluar tri lokacione që lidhen me rastin.

“Lidhur me rastin pas arrestimit të personit të parë të dyshuar, në pikën kufitare Merdare, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime të tjera hetimore me qëllim të zbardhjes së rastit, me ç’rast kanë kontrolluar tri lokacione: dy (2) lokacione në Pejë dhe një (1) lokacion në Skenderaj”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Në Pejë janë kontrolluar një pronë e të dyshuarit të parë H.H si dhe një pronë e të dyshuarit B.H., (1984)  ndërsa në Skenderaj është kontrolluar prona e të dyshuarit  H.Z., (1972)”.

Në lidhje me rastin si dëshmi materiale janë sekuestruar: 24 revole të tipit Zoraki 9 mm, të modifikuara nga lloji i armës me plumba me gas, në armë me fishekë zjarri, 1 veturë furgon – Mercedes me targa gjermane, 650 euro para të gatshme, 3 telefona, 1 DVR. 

“Me aktvendim të prokurorit kompetent pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor, prej 48 orë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *