I riu kosovar lë futbollin dhe detyrën e policit të Kosovës, merr rrugën e mërgimit

Albian Dobrunaj nga Deçani ka marrë rrugën e mërgimit.

Kështu ka bërë të ditur faqja e klubit futbollistik “Besa”, meqë siç thuhet Albiani ishte lojtari i tyre.

Po ashtu aty bëhet e ditur se i njëjti ishte edhe polic i Kosovës.

Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit i kanë uruar shëndet e suksese Albianit.

“Kryesia, stafi dhe lojtarët e klubit futbollistik “Besa” nga Irzniqi e falënderojmë Albianin për kontributin e tij sa ishte lojtar yni, po ashtu Albianit i dëshirojmë shëndet dhe suksese atje”, është shkruar në mesazhin e klubit nga Irzniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *