Një fëmijë është sulmuar seksualisht në Ferizaj.
Viktima femër në prezencë edhe të prindërve e ka raportuar rastin në polici duke thënë se një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht, transmeton KlanKosova.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, njofton policia përmes raportit.