Rënia e shërbimeve të telefonisë mobile, Vala del me njoftim

Vala ka dalë me një njoftim rreth rënies së shërbimeve të telefonisë mobile mëngjesin e sotëm.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të vjetërsisë së pajisjeve dhe se ekipet teknike janë duke punuar që t’i rikthejnë shërbimet.

“Sot në mëngjes, në orën 8:48 minuta, për arsye të vjetërsisë së pajisjeve, të cilat edhe ashtu sipas planit do të ndërrohen shumë shpejt, pati një rënie të përgjithshme të shërbimeve të telefonisë mobile në tërë vendin. Ekipet teknike po punojnë që shpejt ta sanojnë gjendjen dhe të rikthejnë shërbimet.”

Poashtu, thuhet se këto pajisje do të ndërrohen dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian.

“Duke ju kërkuar ndjesë konsumatorëve, për shqetësimin e arsyeshëm, ju njoftojmë se këto pajisje do të ndërrohen shumë shpejt dhe qytetarët do të kenë shërbime të nivelit evropian, falë teknologjisë së fjalës së fundit që e kemi instaluar në disa pjesë të Kosovës dhe të cilën do ta instalojmë së shpejti në tërë vendin, kur të gjitha shërbimet të zhvendosen në platformat e reja!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *