Policia e Kosovës ka njoftuar se tri raste të vdekjeve të dyshimta kanë ndodhur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Siç thuhet në raportin e PK’së, rastet kanë ndodhur në Drenas, ku viktima është gjetur i vdekur në një bunar pas disa ditësh që ishte zhdukur. Në Kamenicë, ku një grua ka ndërruar jetë pas përdorimit të tepërt të barnave, dhe Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe njësitë relevante.
Raporti i PK’së:
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Abri e Epërme, Gllogoc. 02.10.2023 – 19:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar i cili ishte larguar nga shtëpia ditë më parë, është gjetur pa shenja jete në një pus (bunar) në pyllin e fshatit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Novosellë – Kamenicë. 02.10.2023 – 10:25. Viktima femër kosovare ka ndërruare jete në QKUK pasi që e njëjta dyshohet se ka përdorur sasi të tepruar të barnave. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Vllahi, Mitrovicë. 02.10.2023 – 01:15. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.