Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pati një përballje aspak të lehtë me gazetaren e njohur Christian Amanpour në CNN.
Ajo e pyeti atë mbi zhvillimet e fundit, derisa Vuçiq gënjente haptazi duke mohuar se Serbia deshi të shkaktonte incidente.
”Duam një prani më të madhe të KFOR-it në veri të Kosovës; Serbia është e fundit që do incidente në Kosovë”.
Vuçiq ka folur edhe rreth asaj se a ka të bëjë vendosja e trupave ushtarake serbe afër kufirit me Kosovën për largimin e vëmendjes nga Milan Radojçiq, pas pjesëmarrjes së tij në grupin kriminal që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit.
Ai, në një intervistë me CNN, ka thënë se vendosja e ushtarëve nuk ka të bëjë me këtë çështje.
“Jo aspak nuk ishte rasti, në ushtrinë tonë njerëzit e ndjekin situatën dhe i lëvizin forcat tona në atë mënyrë që ata besojnë se mund të jetë më e dobishme dhe ata kanë operacionet e tyre. Nuk kam firmosur as për gatishmëri të lartë për popullin tonë të ushtrisë”, ka thënë Vuçiq.