Flamuri i Kosovës ngritet më së larti në vendin që s’e njeh shtetin tonë, Anton Cena i fiton tri medalje në Spanjë

Në vendin ku edhe hyrjen e kanë të ndalur qytetarët e Kosovës, rreshteri Anton Cena e shpalosi me nder dhe me krenari flamurin shtetëror, duke e bërë krenare Policinë e Kosovës, por edhe popullin shqiptar.

Cena i ka fituar tri medalje të arta në Lojërat Evropiane për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

Xhudisti nga Peja këtë sukses ia dedikon si zakonisht Kosovës, duke u konfirmuar kështu si ambasador i çmueshëm i shtetit tonë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Anton Cenës pas suksesit të arritur në Spanjë, i cili mund të pasurohet me një tjetër medalje në garën e notit, të cilën do ta ketë pasnesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *