Gazetari gjerman, Michael Martens ka thënë se sot në CNN pritet të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Martens ka shkruar se do të jetë interesante për ta dëgjuar Vuçiqin se si do e përshkruajë situatën në një vend ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet.
“Dje më thanë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq pritet të jetë sot në CNN. Do të jetë interesante ta dëgjojmë se si do e përshkruajë situatën në një ambient ku nuk mund t’i kontrollojë pyetjet”, ka shkruar ai.