Petkoviqi me propagandë të dëshpëruar, del me pretendime se njëri nga terroristët “u ekzekutua nga afër”

Në televizionin kryekëput propagandistik “Tv Pink” mbrëmjen e së dielës – ashtu siç paralajmëroi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq – doli një “audioregjistrim” i gjoja një dëshmitari serb për ngjarjet e 24 shtatorit ku, qysh në dëgjim të parë të lë shijen e një tregimi të rremë. Këtë tregim të këtij dëshmitari e vazhdoi mëngjesin e të hënës i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur për Kosovë, Petar Petkoviq, ku doli në një konferencë për media, për të shpaluar propagandën se si gjoja njëri nga pjesëtarët e formacionit terrorist “është ekzekutuar” nga afërsia “pasi ishte i plagosur”.

https://x.com/govoriojetako/status/1708559469502705837?s=20

Autopsia është kyçe, në veçanti se si u vra Bojan Mijaloviq. Bazuar në atë që na ka thënë patologjisti bazuar në këtë foto është se plaga hyrëse ishte në zonën e syrin të majtë ndërsa plaga dalëse ishte në anën e djathtë të kokës, që tregon qartë se është vrarë gjersa ishte i shtrirë në shpinë. Këmba e djathtë ishte në pozicion të parregulltë që do të thotë se së pari ishte i plagosur, ka rënë dhe pastaj është kryer ekzekutimi”, ka thënë Petar Petkoviqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *