Shqetësuese: I mituri në Prishtinë kapet me armë zjarri, dërgohet në mbajtje

Kohëve të fundit posedimi i armëve ilegale është bërë një trend në vend tonë. Policia vazhdimisht has në persona të persona të armatosur, të cilet në një mënyr apo tjetren ata cënojnë sigurinë në vend, shkruan Gazeta Neutral.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në Veternik të Prishtinës, ku Policia ka ndaluar për kontroll një person, nën dyshimet se posedonte gjësende të kundërligjshme.

Policia ka bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, te i cili Policia gjeti një armë zjarri, që e mbante ilegalisht.

Pas përfundimit të kontrollit policor, arma është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Ndryshe, “Kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në shtatëmijë e pesëqind (7.500) Euro ose me burgim deri në pesë (5) vjet.“

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *