Roli i manastireve ortodokse serbe në jetën politike të Kosovës

Çfarëdo pretendimi se duhej kufizuar ndërhyrja e Policisë së Kosovës rreth hapësirës së manastirit të Banjskës, sipas juristëve është e paqëndrueshme.

Më 4 korrik kishte paralajmëruar se me automjete të ambulancave po dërgohet armatim në objektet e kishës ortodokse serbe në Kosovë.

Parashikimi i kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Britanisë, doli të jetë i saktë.

Gati tre muaj pas deklaratës së deputetes Alicia Kearns, në manastirin e Banjskës në Zveçan është gjetur një arsenal i madh i armëve.

Pothuajse hapësira e një fushe futbolli, zë armatimi i zënë brenda kishës dhe përreth.

Kush e ka sjellë aty dhe kur do ta tregojnë hetimet e Policisë së Kosovës, por në anën ligjore juristët thonë se manastiret nuk mund të shërbejnë si mbrojtje për çfarëdo krimi, sidomos për aktet terroriste.

“Ka pasur disa diskutime disa deklarime që manastiret në Kosovë janë zona të mbrojtura, mirëpo qëllimi i këtij ligji që rregullon zonat e veçanta dhe kompetencat e tyre nuk iu ofron në asnjë mënyrë kryerësve të veprave penale ndonjë lloj strehimi apo garancie që ata mund të jenë të pa prekshëm”, ka thënë juristi Labinot Leposhtica.

Sa i përket trashëgimisë ortodokse Kosova ka edhe ligje të miratuara, ndër to Ligjin për Zonat e veçanta tё mbrojtura.

Ky ligj merr nën mbrojtje 45 monumente.

Është edhe Ligji për fshatin Hoçë e Madhe, po ashtu për mbrojtje, administrim dhe siç thuhet zhvillimi bashkëkohor të fshatit Hoçë e Madhe.

Me aktet e fundit terrorist, në të cilin manastiri shërbeu se vendstrehim e depo e armëve, sipas juristit Leposhtica nuk duhet të lejohet asnjë lloj ekstraterriorialiteti që jep autonomi brenda tyre, e mungesë të kontrollit nga institucionet e Kosovës.

“Ka qenë një nga kërkesat e ekipit negociator të Serbisë, që është shpalosur në negociata. Mirëpo rasti i djeshëm është një argument tejet i fuqishëm që nuk mundet me ju ofrua një lloj garancie e tillë zonave të tilla”, shtoi Leposhtica.

Përkundër që përfaqësojnë vetëm besimin fetar, historianët thonë se përgjatë shekujve kishe ortodokse serbe ka qenë në vijë me politikën.

“Me shfaqjen e nacionalizmit serb, që është i hershëm që në luftërat ballkanike, koordinim i kishës dhe politikës për fat të keq. Dhe të themi që kisha ortodokse serbe ka qenë gjithmonë në bashkëpunim të themi për jo mirë, në politikën e vet (të Serbisë) hegjemoniste serbe”, thotë Bedri Muhadri, historian.

Pak orë pasi Policia nisi përballjen me terroristët e armatosur ka pasur edhe reagim nga dioqeza Rashkë-Prizren.

Të njëjtit e kanë dënuar sulmin duke pretenduar se persona të maskuar të armatosur gjenden brenda oborrit të Manastirit të Banjskës, ndërsa po dëgjohen herë pas here edhe të shtëna armësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *