Mediumi skandaloz i Serbisë, Informer, para pesë vitesh po bënte plane për sundimin e Kosovës.
Në këtë medium, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, tregonte se në orën tre do ta arrinin Urën e Ibrit, kurse në 12 ore do ta arrinin Gjilanin, shkruan Neutral.al.
Mirëpo pas 5 viteve edhe përkundër 5 Milion eurove armatim e 80 paramilitarë, plani i Vuçiqit u shemb në më pak se 24 orë nga Policia e Kosovës.
Kujtojmë se reth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit, në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.
/Gazeta Neutral.al/