Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë, dalin pamjet

Familja e Ruhan Muharremit nga Medvegja mbrëmjen e kaluar u kërcënua nga një grup personash të maskuar.

Serbë që kanë kënduar për rreth gjysmë ore këngë nacionaliste kanë hedhur edhe gurë e mjete të rënda në drejtim të shtëpisë së tyre.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Besart Muharremin, djalin e Ruhan-it. Ai tha se për këto kërcënime janë njoftuar autoritetet kompetente. Prindërit e tij janë intervistuar sot nga policia serbe në Medvegjë.

“Prindërit e mi janë kërcënuar mbrëmë gjatë orëve të vona të natës nga një grup prej 15 personash në Medvegjë. Kanë kënduar këngë nacionaliste dhe kanë hedhur gurë në vetura e shtëpinë e prindërve”, tha Muharremi për Insajderin.

Ai mes tjerash tha se për rastin është njoftuar edhe OSBE-ja por edhe Ambasada e Shqipërisë.

Muharremi tha se serbët viktimizohen vazhdimisht, por të njëjtit ushtrojnë presion e kërcënime ndaj shqiptarëve të Luginës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *