Kurti publikon pamjet: Terroristët janë trajnuar në një nga bazat kryesore të Ushtrisë së Serbisë

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka publikuar në platformën “X”, foto dhe video, ku ka thënë se dëshmohet se terroristët që kryen aktet, janë trajnuar në një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe.

“4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”- ka shkruar ndër të tjera Kurti.

E plotë:

Në foto: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, ~4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb.

https://x.com/albinkurti/status/1708530372005273787?s=20

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *