Që nga viti 1830, konsumi i pijeve të buta është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me përparimet teknologjike të dekadave të fundit vetëm sa kanë shkuar duke u përkeqësuar gjërat.
Ofruesit e kujdesit shëndetësor kanë kuptuar se konsumi i lartë i pijeve të gazuara të ëmbla i takon asaj kategorie të sjelljeve dietike që është identifikuar si një çështje e rëndësishme për t’u trajtuar në parandalimin dhe menaxhimin e obezitetit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme.
Nëse pini Coca Cola cdo ditë përgatituni për ndryshimet që vijojnë:
1.Në mënyrë të pandërgjegjshme do të ndikoheni në zgjedhjen e ushqimit tuaj
Kur prindërit tuaj ju kanë thënë që të pini qumësht çdo ditë, ata kanë pasur të drejtë pasi që konsumimi i përditshëm i qumështit është burim i proteinave, kalciumit dhe vitaminave të tjera që janë të nevojshme për trupin e njeriut. Nëse ju e zëvendësoni qumështin apo pijet që ju japin vitamina, me Coca Cola, atëherë ju ia ndaloni vetes që të pranoni vitaminat e nevojshme dhe jeni duke konsumuar sheqerin në masë më të madhe se sa është e nevojshme. Për këtë arsye mundohuni që të konsumoni më pak Coca Cola në ditë.
2.Ka të ngjarë që të zhvilloni kariesin dentar dhe erozionin dentar
Për arsye se Coca Cola dhe pijet e tjera të buta përmbajnë shumë sheqer dhe acide, ka shumë gjasa që kjo të ketë efekt negativ në dhëmbët tuaj për atë shkak fillon krijohet më shumë kariesi dhe sëmundjet dentare.PH i ulët i këtyre pijeve mund të çojë në shkatërrimin e sipërfaqes së smaltit, ndërsa përmbajtja e lartë e sheqerit besohet që çon në karies të dhëmbëve.
3.Ka të ngjarë t’ju zhvillohet çarje e eshtrave
Konsumi i Cola Cola-s dhe pijeve të tjera të buta ka qenë gjithashtu i lidhur me një rënie të densitetit mineral të kockave dhe një rritje të shpeshtësisë së frakturave të kockave si tek të rrituri ashtu edhe tek fëmijët. Fraktura të dorës dhe parakrahut janë gjetur të jenë gjithnjë e më të shpeshta tek fëmijët mes moshës 9 dhe 16 vjet për shkak të pranisë dërrmuese të kafeinës.
Gjithashtu kafeina është identifikuar si një katalizator për rritjen e sekretimit të kalciumit në urinë, e cila është një udhëheqës dhe kontribuues potencial për osteoporozën.
4.Do t’ju rriten gjasat për zhvillimin e sëmundjeve kronike
Studime të tjera alarmante kanë dalë në sipërfaqe edhe në vitet e fundit. Konsumi më i madh ose i barabartë me 350 ml pije e butë në ditë është e lidhur tashmë me një rritje të rrezikut të obezitetit, një rritje e rrezikut të sindromës metabolike, tension të lartë, kolesterol i lartë si dhe rrezik për sulm në zemër.
5.Ka të ngjarë të përjetoni efekte anësore negative për shkak të rritjes së marrjes së kafeinës
Coca Cola dhe pijet që përmbajnë kafeinë kanë pjesën më të madhe të tregut të pijeve në të gjithë botën. Kafeina është një lloj droge e varur që gjendet natyrshëm në çaj, kafe dhe çokollatë. Nivelet e përmbajtjes së kafeinës në pije të buta janë në rangun e mes të 40-50 mg për 375 ml që është e barabartë me një filxhan kafe të fortë. Kafeina ka karakteristika të cilat ndikojnë pozitivisht në trupin e njeriut, mirëpo duhet të merret në doza të vogla e jo të teprohet.
6.Rrezikoni zhvillimin e kancerit për shkak të pranisë së Benzolit
Ka qenë një lëvizje e fundit në drejtim të rregullimit të niveleve të benzenit në ujë dhe ujit të pijshëm në shishe si në plan kombëtarë ashtu edhe atë ndërkombëtar. Megjithatë, prania e acidit benzoik në pijet e buta nuk është e rregulluar në mënyrë rigoroze gjë që ka nxitur disa shqetësime mjedisore dhe publike drejt një rregullore shumë më të ngushtë të këtij elementi kimik në këto pije. Arsyeja pse acidi benzoik është aq i rrezikshëm është për shkak se ai punon si një katalizator kur vjen në kontakt me acidin Askorbik (vitaminë C) dhe joneve metalike (të tilla si hekuri ose bakri) që shkakton kancerin. Një reaksion kimik që zakonisht ndodh kur ne jemi të ekspozuar ndaj nxehtësisë ose dritës.
Për shkak të nivelit të lartë të Benzol-it në Coca Cola dhe në pijet tjera të gazuara, ka shumë gjasa që të prekeni me kancer nëse konsumoni më shumë se një kanoçe në javë. Benzol-i është i njohur si kemikali që shkakton kancerin.