Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit me bombë në Turqi, duke thënë se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Ai përmes një postimi në “X”, u shpreh se ndjehet i lehtësuar kur kuptoi se sulmi u shmang nga institucionet turke, teksa u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar atje.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.

Sot, në orët e para të mëngjesit, Ministria e Brendshme e Turqisë (MBT) tha se dy “terroristë” e kryen një sulm me bombë para ndërtesave ministrore në Ankara, duke shtuar se njëri prej tyre u vra nga shpërthimi, ndërsa tjetri u “neutralizua” nga forcat turke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *