16 mijë e 227 euro është totali i shpenzimeve brenda gjashtë muajve nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe dy zëvendësministrave, Mentor Arifaj dhe Enes Goran.
Sipas të dhënave që ka siguruar Telegrafi nga qasja në dokumentet publike, treshja udhëheqëse e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, më së shumti para shpenzuan në përfaqësimet për delegacione, punëtori për strategji të turizmit, bileta e naftë.
Ministrja Hajdari e vetme për gjashtë muaj nga janari deri në qershor, ka shpenzuar në total 4 mijë e 808 euro.
Më së shumti para, Hajdari shpenzoi për bileta 1 mijë e 659, pastaj për derivate 960 euro dhe ushqim e mëditje 924 euro.
Në anën tjetër zëvendësministri Mentor Arifaj për periudhën janar-qershor, shpenzoi në total 2 mijë e 678 euro.
Këto para ai i shpenzoi për ushqim dhe mëditje, telefon, naftë dhe në punëtori për strategji të turizmit, shkruan Telegrafi.
Arifaj nuk shpenzoi asnjë cent për akomodim, bileta e udhëtime zyrtare jashtë vendit.
Ndërkaq, zëvendësministri tjetër i MINT-it, Enes Goran për gjashtë muaj ka shpenzuar vetëm 2 mijë e 09 euro.
Goran mbanë “rekordin” e shpenzimeve për derivate krahasuar me ministren Hajdari dhe zëvendësministrin Arifaj. Ai për gjashtë muaj shpenzoi 1 mijë e 216 euro për naftë.
Hajdari dhe Arifaj për gjashtë muaj për ushqim dhe mëditje shpenzuan 1 mijë e 211 euro, kurse për akomodim 653 euro.
Sa i përket shpenzimeve tjera të udhëtimit zyrtar, kjo dyshe shpenzoi 191 euro, ndërsa për bileta u shpenzuan 1 mijë e 659 euro.
Për telefon dhe naftë, Hajdari, Arifaj dhe Goran kanë shpenzuar 1 mijë e 020 euro dhe 3 mijë e 068 euro.
Ndërkaq për përfaqësim për delegacione e punëtori për strategji të turizmit, u shpenzuan 8 mijë e 423 euro