Një rast i rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në futbollin holandez.
Portieri i skuadrës RKC Waalwijk, Etienne Vaessen, ka kolapsuar gjatë ndeshjes me Ajaxin.
“Ndeshja është ndërprerë përkohësisht për shkak të një situate në dukje të rëndë mjekësore. Ne mendojmë për ty Etienne”, ka shkruar Ajaxi.
Ajaxi më pas ka shkruar se “kjo ka të bëjë më shumë se me futbollin. Lutemi që të jesh mirë Etienne”.
Ndërkohë skuadra RKC ka shkruar se ndeshja është ndërprerë përfundimisht. Ky klub ka shkruar se do të njoftojë tifozët pasi të ketë më shumë informata.