Kjo e shtunë nuk kaloi pa një lajm të nxehtë që nuk prek vetëm showbizin, por edhe drejtësinë.
Vëmendje mori deklarata e ekspertit të kriminalistikës në Shqipëri , Ervin Karamuço, i cili u shpreh se po qarkullojnë disa video gjysmë erotike të 2 vajzave të njohura të showbizz-it shqiptar që janë gjetur në telefonin e një personazhi në kërkim.
Kaq mjaftoi që grupe të ndryshme të tentojnë të gjejnë ato vajza për të cilat dyshohen të jenë protagoniste të atyre materialeve, por mes tyre ka dhe tentativa jo për të zbuluar të vërtetën por edhe për të shfrytëzuar situatën që të dëmtojnë dikë tjetër.
E në raste të tilla për shkak të konkurencës apo xhelozisë goditen emra që janë yje të momentit, e kështu ndodhi edhe me Luana Vjollcën ku pa asnjë provë e lidhën atë me këto klipe.
Nuk është surprizë fakti se goditjet bëhen në këtë strategji, por tek Luana ka një të vërtetë që nuk mund të fshihet sado që tentohet.
Për dekada me radhë, Luana Vjollca ka qenë autore e prezantuese e formateve më të rëndësishme në vend, si “Shiko kush luan”, “Zemër Luana”, e së fundmi ka bërë histori ka formatin reality dhe dating më unik në glob, “Love Island”, mos të harrojmë edhe bazën e fansave që i tejkalon jo yjet shqiptarë por edhe më tej.
Por kjo tentativë për të ulur figurën e Luana Vjollcës, atyre që tentuan i’u doli huq sepse faktet tregojnë diçka tjetër.
Ky lajm mori përgjigje edhe Luana përmes llogarisë së saj në rrjete sociale ku është shprehur se: ”Është e turpshme të hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka që ka sot, ka zgjedhur rrugën e punës”. E jo vetëm që ka zgjedhur rrugën e punës, Luana Vjollca ka qenë nga të paktat personazhe publike që ka promovuar me të gjitha platformat e saj rëndësinë e pavarësisë së gruas përmes punës por edhe ngritjen e zërit ndaj abuzimeve që i’u bëhen grave në ambiente të shtëpisë apo punës./ Neutral