Arsyetim teatral i Radoiçiqit “Pabllo Escobari” i Ballkanit, si i shefit të tij Vuçiq, ja çka deklaron për 24 shtatorin ku vranë heroin Bunjaku dhe terrorizuan Banjskën dhe Kosovën

Radoiçiq në letër: Nuk kam njoftuar askënd për hyrjen në Republikën e Kosovës më 24 shtator
Avokati i Milan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, ka lexuar letrën e klientit të tij në një konferencë për media, në të cilën thuhet se ai nuk ka njoftuar askënd, përfshirë Beogradin, për mbërritjen e tij në veri të Kosovës dhe Metohisë më 24 shtator.


Ai po ashtu ka thënë se kthimi i tij në veri të Kosovës nuk ka të bëjë me përfshirjen e tij në Listën Serbe dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit, shkruan Radoiçiq në letër.

Në letrën e tij, Milan Radoiçiq theksoi se ai dhe bashkatdhetarët e tij erdhën në veri të Kosovës me qëllimin për të inkurajuar popullin serb që t’i rezistojë regjimit të Kurtit dhe “të realizojë ëndrrën e lirisë së popullit serb”.
Ai ka deklaruar se i ka bërë personalisht të gjitha përgatitjet dhe se nuk ka të bëjë me angazhimin e tij të mëparshëm politik.


Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as Beogradin dhe as udhëheqjen politike të Kosovës, sepse ne kishim qëndrime të ndryshme për rezistencën, thuhet në letrën e lexuar nga Goran Petronijeviq.

“Ne u tërhoqëm disa herë pa rezultate sepse na thanë se do të kontribuonim në depërshkallëzimin dhe se bashkësia ndërkombëtare do të na ndihmonte.

Pala tjetër e kuptoi këtë si dobësi”, tha Radoiçiq, duke shtuar se më pas veriu i Kosovës, u pushtua gradualisht me arrestimin dhe rrahjen e serbëve dhe se metodat e rezistencës nuk dhanë rezultat, por forcuan regjimin e Kurtit.


“Populli serb është i persekutuar me dëshirën për të pastruar KIM-in dhe për këtë jemi detyruar të veprojmë dhe të tërheqim vëmendjen se nuk do ta tolerojmë këtë lloj terrori të Kurtit”, thuhet në letër.


Ai pretendon se vdekja e policit ka qenë aksidentale. Tre shokët tanë vdiqën, sakrifica e tyre nuk do të harrohet, tha Radoiçiq, duke theksuar se ata nuk janë terroristë por luftëtarë të lirisë.


Ai po ashtu ka deklaruar se kthimi i tij në veri të Kosovës nuk ka të bëjë me përfshirjen e tij në Listën Serbe dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.
“Jam i gatshëm t’i përgjigjem ftesës së organeve kompetente”, thuhet në letrën e Milan Radoiçiqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *