Një banesë është përfshirë nga flakët sot rreth orës 12:00. Për pasojë katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, raporton Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodh në rrugën Hajrullah Zymi në Fushë Kosovë, ndërsa atë e ka konfirmuar edhe Policia e cila ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Nuk raportohet për persona të lënduar, mirëpo si pasojë e problemeve me frymëmarrje (nga tymi) tretman mjekësor kanë pranuar 4 persona (dy nga ta zyrtarë policor)”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në vend të ngjarjes kanë dale dhe zjarrfikësit.
“Zjarri është lokalizuar dhe policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, vazhdon njoftimi.